Ministri Ademi realizoi takime në Samitin e shefave të qeverive të vendeve të EQL-së dhe Kinës të Procesit 16+1

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës të Procesit 16+1, që dje dhe sot mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.

Në delegacion bashkë me kryeministrin Zaev janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Në margjinat e Samitit, ministri Ademi realizoi takime të shumta bilaterale me kolegët e tij nga rajoni, ndërsa do të marrë pjesë edhe në panel-diskutimet që i kushtohen zhvillimit të bashkëpunimit kulturor në kuadër të Procesit 16+1. Përndryshe, Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Koordinuese për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së nga 19 – 21 nëntor të këtij viti do ta organizojnë Forumin ministror për bashkëpunim kulturor në të cilin do të bëhet fjalë për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e kulturës ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Iniciativa 16+1 e përfshin Kinën dhe 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore – Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën,Çekinë, Estonin, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Kjo iniciativë është pjesë integrale e njërit nga projektet më ambicioze në histori të titulluar „Një shirit, një rrugë“ –Rruga bashkëkohore e mëndafshit. Organizator i Samitit të Tetë të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve të EQL-së është Republika e Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *