Mbrojtja e trashëgimisë kulturore – prioritet i lartë i ministres Stefoska

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, riparimi i dëmit nga projekti Shkupi 2014, rishikimi i Marrëveshjes kolektive, sigurimi i kushteve të punës për punonjësit kulturorë, kremtimi i dy jubileve – 50 vjetorit të vdekjes së Parashqevi Qiriazit dhe 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Konevski, hapja dhe mbyllja e Kapitullit të 26-të të negociatave me BE-në; e cila i referohet kulturës, janë pjesë e prioriteteve në programin e ministres së re të Kulturës, Irena Stefoska.

Prioriteti kryesor për Stefoskën është kujdesi për trashëgiminë kulturore jomateriale, me theks të veçantë në qytetin nën patronazhin e UNESKO-s Ohrit, pastaj kishës së shekullit të 12-të, Shën Gjergjit në Kurbinë dhe manastirit “Shën Mërija” në fshatin Mateç të Kumanovës.

Ministrja e Kulturës do t’i vizitojë personalisht monumentet e Luftës së Dytë Botërore për të parë gjendjen e tyre. Ajo tha se lufta antifashiste është shumë e rëndësishme dhe se brezat e rinj duhet të jetojnë në frymën e antifashizmit.

Stefoska theksoi se problemi me pagat e vonuara në kulturë është zgjidhur dhe po zgjidhet me shumë punë.