Konkurs për ekspozitën tradicioanale me fotografi Unë dhe 1000 fjalë

Galeria e arteve Tetovë për herë te dyte organizon ekspozite kolektive me fotografi artistike ku pjesemarrës do të jeni te gjithë Ju t cilet keni pasion fotografinë.

Fotografia është art observimi, ka shumë pak të bëjë me gjërat që ti i sheh dhe gjithëcka me mënyrën se si ti e sheh ate.Te kapësh një pamje,të ngrish momentin ,zbulon sa i çmuar është realiteti dhe po të pyesësh nje fotograf cila është pajisja që ai perdor për të bërë fotografi te mirë ,do të ju pergjigjet : “Syte e mi “.Cdokush mund të bëjë fotografi,mirëpo ai person që ka pasion e sheh fotografinë para se të s hkrep fotoaparatin dhe kjo e bën atë të vecant!

Ideja për të realizuar nje ekspozitë të këtillë ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët të cilët kanë bëreë fotografi artistike dhe të cilët kanë menduar që ndonjëherë fotografitë e tyre do të kenë fatin të ekspozohen para publikut,do të jetë shtytje që të gjithë të kyçen në jetën kulturore të qytëtit tonë pa marrë parasysh profesionit te tyre.

Me pjesëmarrjen Tuaj do të kontribuoni për zhvillimin e jetës kulturore,për ngritjen e interesimit për artin vizuel-pamor si dhe do të hapni dyert për artistët amator të ardhshëm të cilët hezitojnë të bëhen pjesë e aktiviteteve tona kulturo-artistike.