Instituti Albanologjik boton librin ‘Kosova gjatë viteve 1912-1915’

‘Kosova  gjatë  viteve 1912-1915’ është libri i botuar nga Shpend Avdiu, i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Libri trajton temat politike e ushtarake në Kosovë në vitet 1908-1912, Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare 1912, Kosova gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, si dhe zhvillimet tjera politike të shtetit serb dhe të vendeve të tjera ballkanike që janë të ndërlidhura me zhvillimet politike në Kosovë.

Po ashtu këtij libri i bashkëngjiten edhe zhvillimet e kryengritjeve antiserbe në Kosovë 1913-1915, administrimi, kolonizimi, shpërnguljet, dhe pasojat e tjera siç janë krimet shtetërore, konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ritin ortodoks. / KultPlus.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *