Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Historia kulturore e ballkoneve

Italia solli pamje ku njerëzit nga ballkonet e tyre tentonin t’i disponojnë fqinjët e tyre me këndim ose vallëzim. E njëjta praktikë u zgjeruar edhe në tërë botën, dhe sot pamje të tilla mund të shihen nga Madridi në Mumbai, nga Hamburgu deri në Aleksandri. Njerëzit kanë nevojë jo vetëm të dalin për ajër të pastër, por edhe të lidhen me diçka më të madhe se sa ata.

Në kohëra normale disa prej këtyre ballkoneve janë shfrytëzuar vetëm për shkundur apo për të thirrur dikë. Por tani ata e kanë rishfaqur interesin e historianëve të artit dhe arkeologëve urban.

Njëra prej tyre, Mari Sheperson, në librin e tij “Dielli dhe hija në qytetet e para”, thotë se ballkonet mund të datojnë 3.000 vite para erës sonë, ku në Mesopotami janë vendosur parapete të cilët kanë mbrojtur rrugën nga dielli i fortë. Por deri në vitin 1400 p.e.s Mikenët kanë filluar të ndërtojnë ballkon për qëllimin e kundërt: rritjen e sasisë së dritës natyrore dhe të ventilimit.

Në Egjipt, pallatet me ballkone ishin dizajnuar si set teatrorë për udhëheqësit të paraqiten para masës. E njëjta praktik mund të vërehet në tërë historinë. Në Romë. Një nga ballkonet me të hershme, meanianum-i, ka qenë platforma në të hapur prej të cila udhëheqësi mund t’i shikonin gladiatorët të cilët kanë bërë gara në Koloseum.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Hitler e publikoi lajmin për aneksimin e Austrisë nga ballkoni i pallatit mbretërorë në Vjenë. Shtatë vite më vonë, Vinston Çerçil, i është bashkangjitur familjes mbretërore britanike në ballkonin e pallatit të Bakingemit për festë pas përfundimit të luftës.

Siç kanë evoluar ballkonet, ashtu edhe dizajni i tyre është bërë më i zhvilluar. Në botën arabe, ballkonet “mashrabija”, ishin zbukuruar me dekorime të hollësishme,, të cilët kanë mundësuar depërtimin e ajrit, por edhe privatësinë në bazë të rregullave fetare.

Në renecansën ballkoni është bërë standard i një numër të madh të ndërtesave italiane pasi arkitekti Donato Bramante e ka bërë dizajnin e Palaco Kaprini në Romë.

Në shekullin 19 Evropa ka kaluar në periudhë të urbanizimit intenzivë, ndërsa ballkonet janë shndërruar në simbole të mënyrës së jetesës metropolitane.

Piktura franceze Eduar Mane e ka skandalizuar kritikën e artit kur në vitin 1869 e ka shfaqur veprën “Ballkon” (fotografia lartë). Njëri nga kritikët ka bërtitur: “Mbyllni blindat!”.

Italiani Umberto Bonçioni e ka treguar intensitetin e jetës urbane në veprën nga viti 1911 “Rruga hunë në shtëpi” (poshtë), kur zërat e rrugës dhe kaosi duken si po hyjnë në hapësirën private pikërisht nëpërmjet ballkonit, shkruan off.net, përcjell Schoolture.info.

Ballkonet përmenden edhe në literaturë- “Romeo dhe Julija, “Sirano de Berzherak” ose drama “Ballkoni” i Zhan Zhene në vitin 1956.

Sot të njëjtat ballkone i ri-zbulojmë si hapësira sociale. Herët a vonë, ndoshta edhe tek ne do të fillojnë këndime, nuk i dihet…

Përgaditi: Schoolture.info