Filluan punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë (FOTO+VIDEO)

Në komunën e Bogovinës ka filluar punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës.

Fillimin e punimeve e ka paralajmëruar Shefi i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Faton Fazliu.

Ai në rrjetin social facebook ka publikuar një video nga fillimi i punimeve.

“Komuna e Bogovinës do të bëhet me Shtëpi Kulture. Ministria e Kulturës siguroi 25.000.000,00 denarë për realizimin e fazës së parë të projektit.
Amaneti i Hoxhës Sead sot filloi të bëhet realitet”, ka shkruar Fazliu. /Schoolture.info/

Komuna e Bogovinës do të bëhet me Shtëpi Kulture. Ministria e Kulturës siguroi 25.000.000,00 denarë për realizimin e fazës së parë të projektit.Amaneti i Hoxhës Sead sot filloi të bëhet realitet.

Posted by Faton Fazliu on Wednesday, October 23, 2019