Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Filloi festivali “Matka Summer Fest” me ekspozitë të fotografive

Dje në Matkë të Shkupit fillojë edicioni i parë i ngjarjes kulturore interdisiplinare “Matka summer fest”, njofton Portalb.mk.

Siparin e “Matka summer fest” u ngrit nga ekspozita e fotografive me fillim prej ora 18:00, nga fotografë të rinj si: Arbnora Memeti, Ana Ristevska, Erkan Ramadani, Mirsad Bekir, Stefan Samandov dhe Zoran Shekerov.

Si ngjarje kryesore të këtij aktiviteti janë koncertet që do të mbahen më datë 28 dhe 29 qershor 2019, e premte dhe e shtunë, me pjesëmarrës të grupit muzikor “Blla blla blla” dhe “Offchestra” (28 qershor) si dhe Muhamed Ibrahimi dhe “Jericho” (29 qershor) të cilët do të jenë të përcjellë nga dj Electron dhe dj Pitti.

Festivali “Matka summer fest” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq hyrja në të gjitha ngjarjet është falas. 

Sipas organizatorit të “Matka summer fest”, Besfort Idrizi kjo ngjarje kulturore ka për qëllim të mbajë numrin e lartë të vizitorëve edhe gjatë orëve të mbrëmjes, gjë e cila do të ndikonte pozitivisht edhe në zhvillimin e turizmit dhe shpërndarjen e kulturës nga qendra e Shkupit.

“Besojmë dhe synojmë që Matka Summer Fest t’i sjell disa dobi Matkës, dhe atë: të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit, rritjen e numrit të vizitorëve, pasurimin e jetës kulturore, pasurimin e jetës së natës, si dhe shpërndarjen e ngjarjeve kulturore nga qendra e Shkupit drejt rrethinës së tij. E gjithë kjo sigurisht që do të ndikojë pozitivisht edhe në bizneset lokale në Matkë, veçanërisht ndaj atyre bizneseve që janë të lidhura me turizmin dhe vizitorët e Matkës. Thënë shkurt, synojmë që përmes këtij festivali t’i japim kulturës dhe artistëve në përgjithësi, dhe Matkës në veçanti një impuls të ri që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e Matkës si qendër turistike dhe kulturore”, tha ndër të tjerash Idrizi në një intervistë për Schoolture.info.