Është mbajtur shfaqja “Dashuria e Talatit me Fitneten”, ja çfarë thotë drejtori i SH.K “Koço Racin”

Grupi dramatik “BEKIM FEHMIU” dhe regjisori z.Mejdi Alidemi, gjatë ditës së djeshme realizuan premierën, shfaqjen teatrale “DASHURIA E TALATIT ME FITNETEN”.

Në këtë shfaqje morën pjesë: Emrush Kurtishi, Mejreme Sinani, Abdulaziz Jashari, Ismail Rushiti, Belkize Zaimi, Adisa Ibrahimi, Rabije Dardhishta, Xhavid Qerimi njëherit antarë i PRSH, Abdullah Ismaili,Fazile Halili.

Grupi dramatik “BEKIM FEHMIU” funksionon në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” dhe është themeluar në vitin 2017.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Safet Kamberi në një deklaratë për Schoolture.info, ka thënë se ky grup në vitin 2017 ka dhënë dramën “ Buqitja e maleve”, në vitin 2018 dramën “ Besa ” ndërsa këtë vit shfaqet me dramën “ Dashuria e Talatit me Fitneten ” premiera e së cilës u shfaq në Qendrën kulturore për të rinj. Të gjitha dramat janë përgatitur nën regji të aktorit të njohur z. Mejdi Alidemi.

Projekte tjera që janë mbajtur këtë vit ishin festivali teatror ndërkombëtar “ Fytyra pa maska “ që u realizua në muajin prill ku morën pjesë me shfaqje grupe teatrale nga: R e Kosovës, R. E Bulgarisë, Italisë dhe kuptohet nga R. E Maqedonisë së Veriut. Shfaqjet janë prezentuar 5 ditë radhazi Prej 5 deri 9 Prill 2019 në disa salla teatrale në Shkup. Festivali folklorik multikulturor i cili u mbajt më 20 Prill 2019 ku morën pjesë grupe folklorike na Maqedonia nga përkatësi nacionale të ndryshme ( Shqiptar, maqedon,turq, boshnjak, serb). Në këtë festival ftohen të gjitha etnitetet por këtë vit kanë munguar romët dhe vllehët ndërsa vitet tjera kanë qenë prezent. Janë mbajtur një numër i konsiderueshëm i promovimeve, punëtorive dhe ekspozitave të cilat do të vazhdojnë me dinamikën e paraparë deri në fund të vitit kalendarik 2019. Vlen të përmendet edhe aktivizimi i klubit muzikor për fëmijë me nevoja të posatshme nga qershori i këtij viti ndërsa për fëmijët që duan të ushtrojnë aktrim është aktivizuar edhe grupi dramatik që nga shtatori i vitit 2018”, ka deklaruar për Schoolture.info, Safet Kamberi.

Ai ka shtuar se aktivitet i radhës është Festivali Ndërkombëtar folklorik që do të mbahet më datë 06 Korrik 2019 ku do të marin pjesë grupe folklorike nga Turqia, Qiproja Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi në përgatitje e sipër që muajin korrik të realizojmë ekspozitën ndërkombëtare multikulturore në Totonto dhe Çikago të SHBA-së ku do të marin pjesë mbi 50 piktor nga vendi të nacionaliteteve që jetojnë këtu. Pas pushimeve nga Shtatori vazhdojmë me projektet që janë në planin vjetor të institucionit për vitin 2019 si psh ABC-ja poetike, Dita e alfabetit të gjuhës shqipe, 1000 poet dhe artist për paqe dhe ndryshime, manifestimi ditët, Jubileu 65 vjet e kështu me radhë”, është shprehur më tej Kamberi. /Schoolture.info/