Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela ka qenë sot në “A Show” në News24 në një bisedë të rrallë duke rrëfyer gjithçka për nënën e saj, ndoshta si kurrë më parë të kemi dëgjuar diçka për të.
Ajo tha se nëna e saj e ka pasur jo të lehtë, duke treguar një anë tjetër tepër njerëzore, përtej zërit hyjnor që ka dëgjuar çdokush.
Vajza tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, një dashuri e madhe e pamasë dhe se si lante me dorë në govatë rroba pafund nëna këngëtarja e madhe.