ARNO nesër do t’i shpallë 3 fituesit e “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbra”

Organizata për inovacione sociale “ARNO” të enjten në ora 14:30, në Hotel ARKA në Shkup do ta mbajë finalen e konkursit “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbra”, në të cilën do të shpallen 3 fituesit nga Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.

Projekti “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbra”, filloi 5 vjet më parë dhe deri në tani janë dorëzuar ide interesante për biznesin e gjelbër. 3 fituesit, do të vazhdojnë të garojnë në nivel rajonal.