Videoja e shtëpisë u bë një hit për shkak të iluzionit optik

Një shtëpi që ndodhet afër aeroportit Bankstown në Australi në shikim të parë duket krejt e zakonshme.

Sidoqoftë, ndërsa kaloni me makinë pranë shtëpisë, duket sikur po kthehet edhe ajo.

Një grua postoi një video të këtij iluzioni optik në TikTok, dhe video shpejt u bë virale, duke grumbulluar mbi 1.6 milion shikime, transmeton Telegrafi.

“Kjo është shumë e çmendur dhe kush e ka projektuar ose ndërtuar këtë shtëpi është shumë i zgjuar”.

“Thjesht do të habitem çdo herë”. “Vë bast se shkakton disa aksidente në vit”. “Kjo është me të vërtetë mërzitëse”, janë vetëm disa nga komentet e shumta në TikTok.

Shtëpia, e njohur si ‘Camofleur’, dhe është projektuar nga artistja Australiane Regina Walters. /Telegrafi/