STUDIMI GJERMANË: Pasojat e karantinimit mund të jenë më të rënda se sa vet epidemia

Po thuajse gjysma e popullatës në botë është në një farë lloj izolimi ose karantinë të plotë për shkak pandemisë së koronavirust. Jeta shoqërore pothuajse është ngrirë tërësisht pothuajse në tërë botën, ndërsa numri i të infektuarve me Kovid-19 dhe të vdekurve vazhdimisht po rritet.

Përkrahja për masat që i ndërmarrin shtet është relativisht e lartë pothuajse çdokund, përpos pyetjes: Edhe sa do zgjasin? Gjithnjë e më shumë po imponohet edhe dilema: Nëse ata janë duke dhënë edhe rezultate?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë ditë ka vendosur masa edhe më drastike me të cilat do të kufizoj tërësisht lëvizjen gjatë vikendit, ndërsa në mënyrë shtesë e ka zgjatur orën policore në ditët e punës. Edhe pse në Gjermani, masat nuk janë aq rigoroze, ata kanë nisur të prodhojnë pakënaqësi, jo aq shumë nga qytetarët, por nga shkenca.

Këshilli gjerman për etik tani më ka bërë thirrje për zbutjen e masave dhe shfuqizimin e ndalesës për lëvizje. Ata thonë se me kalimin e kohës do të ulet besimi i popullatës tek qeveria dhe kjo mund të shndërrohet, jo në krizë në besimin ndaj pushtetit ekzekutiv, por ndaj “politikës legjitime demokratike”.

Shtytje këtyre pohimeve u japin shkencëtarët. Më 5 prill këtë vit, gjashtë shkencëtarë gjerman të fushës së shëndetësisë, sociologjisë dhe drejtësisë kanë publikuar një studim në të cilën kritikojnë masat të cilat i ndërmarr Gjermania për mbrojtje nga koronavirusi.

Në analizën e tyre, ata nisen nga vlerësimi se terapi ose vaksina për koronavirusin më herët do të ketë gjatë vitit 2021, dhe në ndërkohë i marrin parasysh strategjitë e përgjithshme dhe specifike për parandalim të cilat deri tani janë publikuar.

Strategjia e përgjithshme është drejtuar ndaj gjithë personave të eksponuar, gjegjësisht ndaj tërë popullatës me përjashtim ata që tani më kanë fituar imunitet. Tek strategjitë specifike, ka të bëj me fokusimin e grupeve specifike të rrezikshme. Këtu si shembull historik ofrohet shembulli me HIV/Sidën, infeksionin para zbulimit të terapisë efikase. Aso kohe, strategjia ka qenë e fokusuar nga intervenimi i përgjithshëm drejtuar ndaj masave të përkujdesit dhe paralajmërimeve për sjellje seksuale të tërë shoqërisë (HIV nuk zgjedh) dhe intervenimeve specifike drejtuar grupeve të rrezikshme, si shembull, meshkujt homoseksual ose të varurit nga droga. Pikërisht kombinimi i këtyre metodave e qetësuan situatën, përderisa u testuan ilaçet e mundshme dhe terapitë.             

Cilat janë efektet?

Pothuajse gjithkund në botë, vendet në të cilat u përhap epidemia e koronavirusit ndërmorën strategji të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës. Të gjithë nisen nga supozimi se nëpërmjet testimit për Kovid-19 dhe ndjekjen e kontakteve mund të zbulohet një pjesë e të infektuarve, dhe më pas të pengohet edhe zgjerimi i mëtutjeshëm i virusit nëpërmjet masave të përgjithshme. Në radhë të parë insistohet që të pengohen kontaktet dhe në identifikimin e të infektuarve. Përjashtim nga kjo praktik janë Koreja e Jugut, Tajvani dhe Singapori ku nëpërmjet skriningut masiv të popullatës po bëhet tentim të shmanget izolimi i përgjithshëm.

Por, sipas shkencëtarëve gjerman, nuk ka asnjë provë se metodat e përgjithshme të cilat për momentin po ndërmerren në  Evropë japin rezultat. Si shembull merret Italia e cila nga tetë marsi është pothuajse në karantinë të fortë. Sipas analizës, nuk ka të dhëna relevante se numri i të sëmurëve ose i viktimave është zvogëluar për shkak karantinës. Më pas, nuk ekziston as mundësi për komparacion, në kuptimin se si do të ishin numrat nëse nuk do të ishin ndërmarr ato masa, as të dhëna të cilat do të tregonin  se nëpërmjet karantinimit të plotë arrihen rezultate më të mira se sa nëpërmjet rekomandimeve për mbajtjen e distancës sociale.

“Posaçërisht mbrojtja e grupeve të rrezikshme (personat në moshë dhe ato me më tepër sëmundje kronike) nuk arrihet me masat e përgjithshme, jo specifike preventive, përkundrazi rreziku i shtuar për këto grupe për shkak aktivitetit të kufizuar të këtyre masave nuk është i përjashtuar”, thuhet në studimin e shkencëtarëve gjerman të cilin  e sjellë DW, transmeton Scoolture.info.

Paradoksi i lakrorës

Nga menaxherët e krizës në të gjithë vendet, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, këto ditë mund të shihnim se zgjedhja kërkohej në të ashtuquajturën nivelimin e lakores, nëpërmjet rritjes lineare të numrit të pacientëve me qëllim, mes tjerash të mos mbingarkohet sistemi shëndetëso. Pikërisht në këtë pjesë, shkencëtarët gjerman e locojnë problemin më të madh të radhës.

“Sa më efikase është ‘Nivelimi i lakores’, aq më mundshme është paraqitja e valëve të reja pas lehtësimit të masave, për shkak se në valën e parë nuk arrihet imunizimi i masës”, thuhet në studimin. Gjatë kësaj, në varshmëri me periudhën e infeksionit, ekspertë vlerësojnë se e rëndësishme do të jetë periudha e dimrit 2020/2021, mes tjerash negativisht do të  ndikojnë masat që do të ndërmerren gjatë këtij viti, të cilat do të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes sociale dhe gjendjes me ushqimin.

Dëmet kolaterale

Në mënyrë shtesë, shkencëtarët bëjnë thirrje të vlerësohen se sa masat aktuale preventive të cilët ndikojnë thellë në jetën sociale dhe politike në shoqëri do të mund të kenë efekte negative.

“Ekzistojnë shumë mendime të cilat paralajmërojnë se nuk është e vogël mundësia se dëmet kolaterale do të kenë efekt negativ mbi popullatën, se sa pasojat e vet pandemisë”, vlerësojnë shkencëtarët.

Ekspertët ekonomik tani më paralajmëruan se do të ketë pasoja të mëdha mbi ekonominë për shkak kufizimit të lëvizjes. Ekziston edhe unitet në mendim se për shkak kufizimit të kontakteve sociale dhe papunësisë paraqitet rrezik relevant nga vdekshmëria. Studime të shumta tregojnë se rritja e papunësisë shpie deri tek sulmet në zemër, rritje të shtypit të gjakut dhe depresioni. Nuk duhet të neglizhohet edhe fakti se frika krijon probleme emocionale dhe sociale të cilat mund të shkaktojnë pasoja sociale shtesë.

Në vend të masave të përgjithshme të cilët përfshijnë tërë popullatën, ekspertët propozojnë masa specifike në drejtim të mbrojtjes së grupeve të rrezikuara, edhe atë:

Personat në moshë,

Persona me sëmundje kronike,

rreziku nosocomial (spitalet dhe shtëpitë e pleqve), dhe

kontakte me pikat lokale të nxehta.

Ajo që është e pakuptueshme për autorët e analizës është përse tërësisht kufizohet lëvizja e fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 21 vjeçare (siç është rasti në Gjermani), në vend se të kufizohet kontakti i tyre me personat në moshë dhe personat me sëmundje kronike.

“Kjo është edhe më e rëndësishme për shkak se ky grup, gjatë epidemisë me shumë mundësi do të infektohen, edhe pse rrallë do të kenë edhe pasoja të rënda”. Gjatë kësaj, autorët thonë se ky rrezik është shumë më i vogël se sa ai me të cilin  ballafaqohen personat më në moshë dhe të sëmurët, ndërsa masat e përgjithshme nuk kontribuojnë në uljen e atij rreziku.

Edhe në fund, sa i përket klasterëve të sëmundjes, askush nuk mund të parashikoj ku dhe për cilat arsyeje ata do të paraqiten edhe në periudhën e ardhshme. Pikërisht për këtë propozohet që të formohen ekipe ekspertësh të cilët do të jenë mobile dhe në mënyrë të shpejtë do të reagojnë në situata të tilla dhe të ndihmojnë.

Para sëmundjes të gjithë janë të barabartë?

Në fund autorët i analizojnë efektet mbi proceset demokratike, pabarazinë sociale dhe të drejtat në shoqëri. Ata e hedhin poshtë maksimën “para sëmundjes të gjithë janë të njejtë”, dhe shpjegojnë se përse kjo është kështu në këtë situatë.

“As ngarkesa ekonomike, as ndalesat psikosociale (ndalimi i lëvizjes së familjes në banesa të vogla krahasuar me familjet me shtëpi të mëdha dhe me oborre, probleme të dhunës familjare), e as kapaciteti i prindërve që vet tu mbajnë mësim fëmijëve, janë njësoj të shpërndarë.

Për shkak rrezikut nga kriza e gjatë ekonomike mund të pritet që në afat të mesëm konfliktet në afat të mesëm të rriten.

Sa i përket procedurave demokratike dhe mbrojtjes së privatësisë, pasi Kina dhe Korea e Jugut kanë krijuar aplikacione mobile me të cilat ndiqen personat e infektuar me koronavirus dhe kontaktet e mundshme të tyre, tani edhe vende demokratike si Gjermania paralajmërojnë iniciativa të tilla. Kjo mund të jetë hapi i fundit drejt kontrollit të plotë të qytetarëve të cilër pas përfundimit të pandemisë, vështirë do të mund të kthehen në situatën e mëparshme.

Burimi: DW

Përshtati: Scoolture.info