SchoolNFO/ Javën e kaluar çmimet janë rritur nga 5 deri në 30 denarë

Fundjavën që lamë pas është shënuar rritje drastike e çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë. Sipas “Cenometar”, që vazhdimisht ndjek rritjen e çmimeve në terren, çmime të këtilla, thonë se nuk mbahen mend. Sipas tyre, produktet kanë pësuar rritje nga 5 deri në 30 denarë.

Cenometar

Ka pasur rritje të ndjeshme të çmimeve:

Vaji për gatim – 20-30 denarë

Mielli – 6-9 denarë

Qumshti – 6-9 denarë

Fasulja – 5-10 denarë

Sheqeri – 5-8 denarë

Orizi – 5-7 denarë

Poashtu thonë, se te produktet që nuk janë bazë, është vërejtur rritje e madhe e çmimeve, e cila është e vazhdueshme.

Cenometar

“Kjo shtypje inflatore, do ta rris spiralen inflatore dhe çdo rritje e pagave do të jetë e kotë.  Deri ku do të lëvizin çmimet në linjën përpjetë, dhe deri kur qytetari mesatar do të mund të duroj, mbetet për të parë”.

Nga 31 maji, kanë përfunduar masat antikrizë të Qeverisë dhe çmimet e produkteve u rritën ndjeshëm. Qeveria nuk i vazhdoi masat për heqjen e TVSH-së së produkteve bazë dhe kufizimin e marzhës, por thanë se pas rebalanzit të buxhetit do të hartojnë ndihma ekonomike për qytetarët. Megjithatë, ato masa nuk do të vlejnë për të gjithë, por do të jenë të targetuara.