Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

Është shpallur zyrtarisht programi arsimor shtatë vjeçar i Bashkimit Evropian “Erasmus + (2021-2027)”. Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit (AKPAEM) kumtoi se programi ka buxhet historikisht më të lartë prej 28,4 miliardë euro në nivelin evropian dhe parashikon më shumë se 10 milion pjesëmarrës.

AKPAEM kumtoi se buxheti i Programit përbëhet prej 24.574 miliardë euro, si pjesë e MFF të ri (2021-2027) dhe një shtesë prej 1,7 miliardë euro. Të gjitha informacionet në lidhje me thirrjen për pjesëmarrje në Erasmus + janë në dispozicion në faqen e internetit të Agjencisë, duke përfshirë mënyrën e alokimit të fondeve buxhetore, si dhe udhëzimet për krijimin e një aplikacioni të suksesshëm.

Në video paraqitjen me rastin e programit arsimor shtatë-vjeçar evropian dhe mundësive që ai ofron, iu referuan ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir dhe drejtori i AKPAEM, Marko Gjorgievski.

Ambasadori i BE-së Gir deklaroi se “Erasmus + do të vazhdojë t’u ofrojë studentëve, mësuesve, nxënësve dhe bizneseve mundësinë për të studiuar, punuar dhe marrë pjesë në praktika dhe programe shkëmbimi në të gjithë Evropën, duke rritur njohuritë dhe përvojën e tyre në një mjedis ndërkombëtar me studentë të tjerë nga në të gjithë Evropën ndërsa mësojnë kultura të reja”.

“Jam veçanërisht i kënaqur të kumtoj se paketa Erasmus + për periudhën 2021-2027 do të përfshijë më shumë pjesëmarrës, ka rritje të konsiderueshme të financimit dhe ka përqendrim në rritje në disa nga sfidat kryesore me të cilat përballemi sot. Transicionet jeshile dhe digjitale, përfshirja sociale dhe pjesëmarrja më e madhe e të rinjve në jetën demokratike”, tha Gir.

Ai përmendi arritjet e Erasmus + në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vetëm në vitin 2019 rreth 2,.200 pjesëmarrës përfituan nga projektet Erasmus + me vlerë 4,3 milion euro për mobilitetitn në arsimin e lartë, aftësimin profesional, shkollimin, mësimin e të rriturve.

Në vitin 2019, 91 organizata përfituan prej 2,4 milion euro – projekte nën përbërësit e programit të Partneritetit Strategjik – të dizajnuara për të promovuar shkëmbimin e praktikave inovative në mes shkollave, universiteteve, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve.

“Tani, siç e dini, në Maqedoninë e Veriut, Erasmus + punon në mënyrë të barabartë me vendet anëtare të BE-së”, deklaroi ambasadori i BE-së në vend.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Mobilitetit, Marko Gjorgievski, theksoi se përgjegjësia dhe angazhimi i tij personal është që të vendosë komunikim të rregullt me ​​publikun dhe, siç tha ai, të tregojë qartë mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

“Vetëm në këtë mënyrë do të fitojmë besimin e përfituesve të rinj dhe do të mundësojmë që familja Erasmus në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të rritet. Dhe me rritjen e saj për të kontribuar në zhvillimin e rinisë sonë, ndryshime reale dhe pozitive të arsimit”, tha Gjorgievski në video fjalim me rastin e shpalljes zyrtare të programit të ri Erasmus + për periudhën 2021-2027.