Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Për shkakë varfërisë u gatuan gurë fëmijëve: Shpresoj t’i zë gjumi duke pritur “ushqimin” (Video)

E veja Penina Bahati Kicao ka humbur vendin e saj të punës dhe të ardhurat.

Ka përgatitur gurë për fëmijët me shpres se do t’i zë gjumi përpara se të kuptojnë se nuk  kanë ushqim për të ngrënë. Penina e cila jeton në Mombasa të Kenias, e ka humbur bashkëshortin vitin e kaluar, ndërsa është vrarë nga banda lokale dhe ruan fëmijët duke larë rroba, por e ka humbur punën për shkak pandemisë, shkruan BBC.

Fqinji i saj Priska Momani për mediat lokale tha se Penina jeton në një shtëpi dy dhomëshe pa energji elektrike dhe ujë.

Ajo gatuan gurë për fëmijët që t’i mashtrojë se do të marrin ushqim, por për median NTV keniana ata shumë shpejtë e kanë kuptuar se çfarë po ndodh.

“Ata filluan të më thonë se jam duke gënjyer, por nuk mund të bëj asgjë, sepse nuk kisha asgjë”, tha ajo.

Pasi u publikua lajmi, një numër i madh i njerëzve e kanë kontaktuar për t’i ndihmuar dhe dërguar para në llogarinë të cilën e ka haur fqinji i saj, ngase Penina nuk mund të lexoj ose të shkruaj.

Burimi: BBC

Përshtati: Schoolture.info