Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Për dikë është “njeriu më i ligë që po stopon zhvillimin ekonomik”, për të tjerët virusologu më i mirë gjerman – rrëfimi i mjekut Christian Drosten

Edhe pse bën një punë të jashtëzakonshme, virusologu kryesor gjerman Christian Drosten thotë se vazhdimisht po kërcënohet me jetë. Drosten të cilin shumëkush në Gjermani e konsideron si ekspertin që më së miri e shpjegon situatën lidhur me coronavirusit, është ankuar që anët e errëta të famës i ka sjell lufta me pandeminë e COVID-19.

Gjatë një interviste dhënë për The Guardian, ai ka pranuar se për shkak të rolit të tij në krizën e coronavirusit, vazhdimisht kërcënohet me vdekje, transmrton Telegrafi.

“Njerëzit në Gjermani shohin që spitalet nuk janë të stërmbushura dhe nuk e kuptojnë se pse duhet të mbyllin marketet”, ka deklaruar Drosten.

Megjithatë pranon se masat preventive në luftimin e pandemisë së coronavirusit janë duke dhënë rezultate, por shumë njerëz po i shohin si reagime të tepruara në luftimin e COVID-19.

Për këtë arsye ai beson se për shumë gjermanë ai është “njeriu i ligë që po stopon zhvillimin ekonomik”, dhe se për këtë vazhdimisht kërcënohet me vdekje, të cilat natyrisht se i raporton në polici.

“Më të rënda se kërcënimet janë e-mailet që mi shkruajnë, se i kanë tre fëmijë dhe po frikësohen për të ardhmen e tyre. Nuk është faji im, por këto e-maile nuk më lënë të flejë natën”, ka shpjeguar Drosten.