MATKË/ Po përgatitet ligj për shpalljen e Matkës monument natyror!

Ministria e Ekologjisë po përgatit draft ligj për shpalljen e kanjonit të Matkës monument natyror. Njoftimi për fillimin e procesit për përgatitjen e draft ligjit është publikuar në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, mirëpo ende nuk janë ndarë detaje rreth tij, shkruan Portalb.mk.

Hapësira e lokacionit të kanjonit Matka do të shpallet monument natyror, për shkak të mbrojtjes së vlerave të saj natyrore, që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen e natyrës.

“Me shpalljen të Kanjonit Matka monument të natyrës për zonën e mbrojtur mundësohet – ruajtje të gjendjes natyrore të lokacionit Kanjoni Matka përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe tjera – parandalim të veprimtarive që mund të shkaktojnë rrezikim të habitateve dhe ekosistemeve në mënyrë direkte apo indirekte – krijim i kushteve të volitshme për mbrojtje, ruajtje dhe avancim të llojllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit – përdorim i qëndrueshme i resurseve natyrore në mënyrë që nuk rrezikon mbijetesën e habitateve dhe specieve”, thuhet në njoftimin e publikuar në RVNE.

Nga Ministria e Ekologjisë thanë për Portalb.mk se së shpejti, pritet që të jetë gati draft ligji.

“Ne ligjërisht jemi të obliguar të paralajmërojmë se po përgatitet propozim ligji dhe se së shpejti do të publikohet. Momentalisht ato janë në fazë përfundimtare të përgatitjes dhe ende nuk është i qasshëm për publikun”, thanë nga kjo ministri.

Procedura nuk do të përfundojë këtu, sepse pas vërejtjeve të publikut, do të duhet të hartohet Projektligji, i cili do të duhet të miratohet nga Qeveria para se të hyjë në procedurë në Parlament, ku do të duhet të votohet, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Matka është një nga raritetet më të bukura natyrore në vend, është shtëpi e shumë specieve të rralla dhe endemike të bimëve e kafshëve, duke përfshirë shkabën egjiptiane dhe shkabën me kokë të bardhë (grifon), të cilat janë në listat e kuqe të specieve të rrezikuara. Megjithatë,  nuk ka mbrojtje të vërtetë tashmë 17 vjet. Kanioni u shpall monument natyre në vitin 1994 me Vendimin që e miratoi Kuvendi i atëhershëm i Qytetit të Shkupit. Me miratimin e Aktit për Ruajtjen e Natyrës në 2004, të gjitha pjesët e vendit të mbrojtura sipas ligjeve të vjetra duhej të ri-deklaroheshin duke vendosur kufij dhe menaxhuesi i zonës.

Me ri-shpalljen përfundimtare, ky lokalitet do të fitoj menaxhuesi të ri, i cili do të duhet të kujdeset për mbrojtjen e plotë të kanionit. Pikërisht menaxhimi i zonës së mbrojtur dy muaj më parë ishte temë e bisedimeve mes Qytetit të Shkupit, Komunës së Sarajit dhe rezervatit “Jasen”. Siç njoftoi atëherë Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, kërkohej zgjidhja më e përshtatshme për bashkëpunimin midis të tre institucioneve të përfshira në mbrojtjen e Matkës. Menaxhmenti do t’i caktohet vetëm një subjekti, por do të ketë mbikëqyrje nga shumë palë. Nuredini pastaj vuri në pah se nuk do të ketë mundësi për legalizimin e ndërtimeve ilegale në Matkë.