KONKURSI/ Banka Popullore me thirrje për punimin më të mirë në sferën e makroekonomisë dhe bankat

Banka Popullore i rikujton hulumtuesit e rinj se është hapur Konkursi për Shpërblimin vjetor për vitin 2020 në fushën e markoekonimisë dhe sistemet bankare, raporton Schoolture.info

Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs.

Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse.

Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim. Punimet parashtrohen në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.

Autorët në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punimet të cilat tashmë janë publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021. Gjatë parashtrimit të punimit, autori duhet të theksojë kur dhe ku është publikuar punimi.
Për më tepër informacione mund të gjeni duke klikuar KËTU.