Komuna e Çairit apelon për rruajtjen e ambientit të pastër

Komuna e Çairit me apel: “Ndihmo sa të mundesh për ambient të pastër, fillo nga vetja dhe familja jote! Respekto punën e sinqertë të punëtorëve!”

Shërbimet komunale për mirëmbajtjen e pastërtisë publike ndodhen në terren duke kryer punën më të çmueshme në shërbim të shëndetit tonë – pastrimin e rrugëve nga mbeturinat e hudhura aty ku nuk e kanë vendin dhe padyshim se meritojnë respektin e të gjithëve.

Puna e tyre e sinqertë nuk e meriton pakujdesinë tonë. Prandaj, bashkëqytetarë të nderuar mendoni mirë para se të hudhni mbeturinat aty ku nuk e kanë vendin. Respekto djersën e derdhur të punëtorëve që këmba jote të shkel në rrugë të pastërta. Ndihmo sa të mundesh për ambient të pastër, fillo nga vetja dhe familja jote!

Ditën e sotme të punës e kaluan duke pastruar këto rrugë:
– Në lagjen Fushë Topanë: rr. Nikolla Maleshevski, August Cezarec, Gjorgji Pop Hristov dhe Metodija Mitevski
– Në lagjen Tophanë: rr. Maksut Sadik, Sllavej Planina dhe 376
– Në lagjen Dyqanxhik: rr. Azem Hajdari dhe Prohor Pçinjski.