Henry Kissinger: Bota, drejt një rendi të ri botëror pos-virus

Ish-diplomati amerikan Henry Kissinger tha se kaosi politik dhe ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID 19 mund të zgjasë për breza.

Ai tha në një tekst në Wall Street Journal se pandemia e koronavirusit është një kërcënim global që bota deri më tani nuk e ka parë në dimensionet e saj.

Ai vlerësoi se lumturia e njerëzimit dhe lulëzimi i kombeve janë të mundshme vetëm nëse njerëzit u besojnë qeverive të tyre.

“Janë pikërisht autoritetet që duhet të parashikojnë afrimin e katastrofës, ta luftojnë atë dhe pastaj të rivendosin stabilitetin. Pas përfundimit të pandemisë Covid-19, shumë institucione qeveritare do të gjykohen nëse kanë qenë të pasuksesshme,” vuri në dukje Kissinger.

“Përveç luftimit të koronavirusit, është gjithashtu e rëndësishme që ne të punojmë për krijimin e një rendi botëror post-virus”, tha Kissinger. /tesheshi.com/