GAZETA BRITANIKE “AUTOCAR”/ VW nuk do të prodhojë më modelit Passat

Sipas gazetës britanike “Autocar”, kompania gjermane e automjeteve Volkswagen ka ndërprerë prodhimin e modelit Passat, përcjell TV21. Sipas gazetës britanike Passat largohet nga tregu për shkak të shitjes më të madhe të modelit të ngjashëm VW Arteon. Kompania Volkswagen me modelin „2022 Passat Limited Edition“ i ka dhënë fund këtij modeli edhe në SHBA. Gjenerata e nëntë e modelit Passat do të vazhdojë të prodhohet për një kohë në Evropë në platformën e përmirësuar “MQB”, vetëm si “karavan”. Ndryshe, kujtojmë se modeli Passat është prodhuar si model sedan dhe karvan që nga viti 1973.