Foto nga Brajanti arrin shifër marramendëse në ankand

Një foto gjigande e Kobi Brajantit në vitin e tij të parë në NBA, sezoni 1996-1997, është shitur në ankand për shumën e 1.8 milionë dollarëve. Kjo foto-poster bëhet kështu një nga më të shtrenjtat në historinë e sportit.

Ajo u nxorr në ankand nga kompania “Goldin Auctions” dhe në të është Kobi Brajant, asokohe me nr.8 në fanellën e Lakers, në sezonin e tij të parë në NBA. Sezon kur ai ishte ende një “rookie”.

Kjo është një nga dy fotot-poster në botë ku një sportist i ka të gjitha vlerësimet me notën “10”. Ajo ka vlerësimin “black label” pikërisht për faktin se është me vlerësimin 10.