Biznesi dhuron 48,000 euro për të prekurit nga tërmeti në TurqiFondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz e inicio fushatën për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kompanitë donatorë të Fondacionit Albiz dhe kompanitë tjera private u solidarizuan menjëherë duke kontribuar në mjete financiare dhe ndihma materiale. Gjatë kësaj fushate u grumbulluan 48,000 euro, të cilat do t’i transferohen Qendrës për emergjencë në Turqi.