FIZHT: Gjithsej 39 shkolla në selektimin final “Sfida për hulumtues të rinj 3”

Gjithsej 39 shkolla fillore dhe të mesme kanë hyrë në selektimin final të thirrjes publike “Sfida për hulumtues të rinj 3” të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Siç kumtoi sot FIZHT, gjatë dy ditëve të ardhshme, ekipet prej 19 shkollave fillore dhe 20 të mesme, në pajtim me rekomandimin për parandalim dhe mbrojtje nga Kovid-19, onlajn do t’i prezentojnë projektet e tyre para komisionit të përbërë nga përfaqësues të MASH-it, Byrosë për zhvillim të arsimit, Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, profesorë universitarë dhe organizata partnere.

“Inkurajon ajo që edhe në kushtë të krizës dhe shkolla të mbyllura, për thirrjen publike ‘Sfida për hulumtues të rinj 3’, madje 58 shkolla kanë parashtruar propozim projekte të tyre. Prej tyre, 28 janë nga shkollat fillore, ndërsa gjithsej 30 nga shkollat e mesme nga tërë vendi. Më së shumti aplikacione të parashtruara janë nga shkollat në territorin e Qytetit të Shkupit – gjithsej 23, por aplikacione ka edhe nga mbi 20 vende në shtet, mes të cilave Tetova, Gostivari, Velesi, Sveti Nikolla, Prilepi, Manastiri dhe Kratova”, thuhet në kumtesën e FIZHT-së.

Prej aty, potencojnë se janë përfshirë pothuaj të gjitha sferat nga shkencat natyrore dhe teknike, ndërsa në pjesën më të madhe, propozim projektet janë të lidhura me hulumtim në sferën e biologjisë, fizikës dhe kimisë. Në projektet do të punonin mbi 300 fëmijë.

Sfida ishte e hapur nga 24 janari i këtij viti, ndërsa për shkak të situatës të ndodhur me pandeminë, me kërkesë të shkollave, afati u vazhdua deri më 6 prill.