Dyshime mbi vërtetësinë, e megjithatë pistoleta vetëvrasëse e Van Gogh shitet me çmim marramendës

Është shitur me një çmim marramendës pistoleta me të cilën mjeshtri i madh i pikturës, Vincent van Gogh mendohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij.

Cmimi i cili parashikohej të shkonte trefish më pak, shkoi në fiks 162,500 euro.

Revolveri konsiderohet si arma më e famshme e historisë së artit botëror, dhe u bë pjesë e pasurisë së një koleksionisti privat, i cili e bleu përmes një telefoni në ankandin e shitjeve “Art”.

Një fermer e gjeti armën në vitin 1965 në fshatin francez Auvers-sur-Oise, aty ku edhe artisti i dha fund jetës së tij duke e qëlluar veten në stomak, në korrikun e vitit 1890.

Fermeri ua dha armën e gjetur pronarëve të tokës ku punonte, dhe ajo ishte trashëguar në familjen e tyre derisa doli në shitje.

Instituti Van Gogh që mbikëqyr shtëpinë ku ka kaluar piktori ditët e fundit, e kritikoi organizimin e ankandit, duke vënë dyshime në vërtetësinë e armës dhe duke kërkuar më shumë respekt për vdekjen e piktorit. /tesheshi.com/