Dy fëmijë nga Haraçina thonë se janë sulmuar fizikisht në një stacion të autobusit

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në spitalin e qytetit në Shkup janë dërguar dy të mitur të cilët kanë raportuar se paraprakisht kanë qenë të sulmuar nga dy persona në rrugën “Bosnje dhe Hercegovina” në Shkup.

“Me datë 25.01.2023 në ora 18:30 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum i Ohrit” është njoftuar se me lëndime janë dërguar dy të mitur të moshës 15 vjeçare nga fshati Haraçinë, Shkup. .Sipas njoftimit, rreth orës 18:15 në një stacion autobusi në rrugën “Bosnje e Hercegovina” janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.