Dëshironi të mbjellni drunj? Treebanks ua mundëson këtë!

Treebanks në profilin e tyre kanë njoftuar për aksionin që do të ndërmarrin me mbjelljen e drurit për çdo anëtarë i cili do të plotësojë Newsletter e tyre.

“Do të mbjellim drunj për çdo njërin që do të anëtarësohet. Gjithçka që duhet të bëni është ta plotësoni e-malin tuaj. Kemi vendosur në vend që të investojmë në reklama, me ndihmën tuaj të investojmë në atë që më mirë e ditë, të mbjellim drunj. Shpërndajeni me miqtë tuaj, të mbjellim 10 mijë drunj”, qëndron në njoftimin e Treebanks, përcjell Schoolture.info.