“Dëshirojë të marrë frymë”, “Nuk ka ajër nuk ka paqe”, protestë para Qeverisë për ajër të pastër

Duke mbajtur në duar parulla si “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, të rinjtë shprehën pakënaqësi ndaj Qeverisë për mosmarrjen e masave për parandalim të ndotjes së ajrit, që sipas tyre është duke shkaktuar kancer në rrugët e frymëmarrjes, transmeton Portalb.mk.

Në marshin i cili filloi në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu është kërkuar që “Duan filtra në vend të lojëra”, pasi sipas tyre “Qeveria ende po krihet”.

Parullat kanë qenë të lidhura edhe me lloje të ëmbëlsirave.

“Ky problem nuk zgjidhet me fshehjen e kësaj shampite të keqe. Ndoshta, koka e përkulur shpata nuk e pret, megjithatë koka e përkulur fiton kancer në mushkëri nga grimcat PM10”, tha Mllada Naskova nga iniciativa “Të premte për të ardhme”.

Marshi mbante moton kryesore “Marshi për ajër të pastër – Revolucioni i Gjelbër” dhe u përkrah edhe nga organizatat ekologjike si:  “Të premte për të ardhme”, Iniciativa “O2”, “Eco Guerrilla”, “E dua Vodnon”, “Mos u bëj mbeturinë”,  “Rrethi i pastër”, “Sheshi liria”, “Lugina e pastër”, “Miq të rinj për tokën Maqedoni”, Lëvizja “Nëna dhe fëmija”, “Alarmi i smogut”, “Ne jemi Karposh 4”, “Ne jemi barishte”, “Në biçikletë”, Aplikacioni “Kujdesi ndaj ajrit”, Lëvizja për ajër të pastër, “EkoKarposhi 1, 2, 3” dhe “Shkupi kërkon ajër të pastër”.

Në të u shprehën thuajse 200 kërkesa, me masa konkretet në shumë sektorë,

“Kërkojmë që të plotësohet të gjitha kërkesat të cilat janë fryt i aktiviteteve dhe iniciativave civile disavjeçare për përmirësimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve me ndotjen e ajrit dhe shkatërrimin e hapësirë në të cilën jetojmë në vendin tonë. Kërkesat janë të realizueshme, me afate konkrete  dhe të zgjedhura pas analizës themelore, për atë presim përkushtim dhe kujdes të vëmendshëm për çdonjërën prej tyre. Nuk pranojmë përgjigje se “do të” ose “po punohet”, pasi që është proces afatgjatë, së paku duhet të kemi mirëkuptim se pse procesi është kompleks, atë e dimë – për atë edhe e kemi ndarë në aktivitete konkrete dhe kërkesa në çdo fushë”, thonë shoqatat.

Ata thonë se është e pakuptueshme që të zvarriten aktivitetet konkrete, si miratimi i ligjeve të cilat janë të gatshme dhe presin vendim, disa edhe pas 5 viteve, për shembull siç është ligji për tokën.