DAP/ Shkupjanja ka arkëtuar 453.1 milionë denarë për një vit

Drejtoria për të Ardhura Publike ka raportuar se gjatë vitit 2020 janë mbledhur më së shumti të ardhura deri më tani në Maqedoninë e Veriut, raporton Portalb.mk.

Udhëheqësja e DAP-it, Sasnja Lukarevska ka sqaruar se është kryer Raporti i tatimit vjetor për 769 794 qytetarët për vitin 2020, duke u akumuluar të ardhura bruto prej 331 146 120 469 denarë, me një tatim personal në vlerë 19 607 095 073 denarë

Përmes e-tatimit personal qytetarët kanë pasur mundësi të korrigjojnë tatimin vjetor, përndryshe ai është konfirmuar automatikisht. Kështu, 593 375 raporte të tilla janë konfirmuar, ndërsa qytetarët kanë konfirmuar 37 294 raporte ndërsa kanë korrigjuar 1 832 të tilla.

“11 qytetarë në vitin 2020 kanë arritur mbi 100 milionë denarë, ndërsa 557 qytetarë kanë arritur të ardhura që lëvizin nga 10 deri 100 milionë denarë. Te 40 021 qytetarë janë konfirmuar bruto-të ardhura mbi një milion denarë, derisa 616 024 persona kanë arritur bruto-të ardhura që lëvizin nga 100 miliard deri 1 milion denarë”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Të ardhurat më të mëdha gjatë vitit 2020 vijnë nga shkupjania, me një vlerë të përgjithshme të të ardhurave prej 453.1 milionë denarë të paraqitura, ndërsa rroga më e madhe vjetore bruot është për një strugan në industrinë e metalit, rreth 105 milionë denarë.

Qytetari nga Tetova është përfituesi më i madh nga lojërat e fatit, duke shënuar një fitim prej 40 milionë denarë, ndërsa i dyti nga Manastiri në vlerë prej 31 milionë denarë. Pensionisti që ka pranuar më së shumti të ardhura është nga Shkupi, me një vlerë vjetore prej 5.8 milionë denarë.

“Milioneri më i ri” është një fëmijë i lindur në vitin 2013 me të ardhura vjetore mbi një milionë denarë, ndërsa “milioneri më i vjetër” është 96 vjeçari me të ardhura 4.5 miliardë denarë.