Çifti i pazakontë që mori vëmendjen e botës

Reagime të shumta ka nxitur marrëdhënia e modeles me përmasa të mëdha, Eudoxie Yao, me këngëtarin shtatshkurtër nga Guinea, Grand P.

Por, modelja e njohur me emrin “Kim Kardashian afrikane” ka deklaruar se diferenca në gjatësinë e trupit nuk ka rëndësi.

Pavarësisht kësaj, komentuesit nuk binden, duke theksuar se gjithçka është çështje marketingu për të marrë vëmendjen e mediave duke qenë të dy njerëz me famë, shkruan The Sun. 

Grand P e ka përshkruar modelen si “beben” e tij, në Facebook, ndërsa Eudoxie thotë se lidhja e tyre është e fortë dhe se nuk ka rëndësi diferenca në madhësinë e trupit.

Në rrjetin social “Instagram” ku ajo numëron afër një million ndjekës, Eudoxie ka shkruajtur: “Jemi të lumtur së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, transmeton koha.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Fiziku nuk nënkupton asgjë në një lidhje dashurie”, përfundon ajo.