AKADEMIA SHKUPI/ Filluan aplikimet për Vjeshtë 2021

Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi Qytetërimet Botërore, Ballkanin, Qytetet, Popujt dhe Njeriun si Individ.

Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik.

Akademia Shkupi përbëhet prej 2 niveleve (viteve).

Niveli i parë përmban seminaret, ndërsa niveli i dytë përfshin grupet e leximit, dhe procesi i punimit të artikullit. Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 8 seminare (4+4).

Në nivelin e dytë pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në grupet e leximit sipas fushës së interesit të tyre, si dhe përgjatë 1 viti do të duhet të përfundojnë procesin e shkrimit të artikullit nën mentorimin e një profesori nga Akademia Shkupi.

Ata të cilët arrijnë të përfundojnë me sukses të dy nivelet, do të fitojnë të drejtën të marrin certifikatë, dhe do të kenë mundësi për praktikë profesionale (stazh, internship), duke asistuar  në projekte hulumtuese të shoqatës.

Seminaret vjeshtore do të realizohen në muajin Tetor, në gjuhën shqipe dhe turke.

Periudha e Aplikimit: 24 Shtator – 3 Tetor 2021

Kohëzgjatja e realizimit të seminareve: 7 Tetor – 13 Nëntor 2021