12 udhëzime për jetën, sipas psikiatrit të njohur

Mikhail Litvak është një nga psikiatrit dhe psikoterapeutët kryesorë në botë. Ai ka ndarë me ne udhëzuesin e shkurtër se si të kapërcejmë çdo pengesë në jetë.

Kur i vendosim këto udhëzime në zemër dhe i zbatojmë ato çdo ditë, me siguri do të bëhemi fitues në jetë.

12 rregulla për t’u bërë fitues në jetë sipas Mikhail Litvak:

  1. Rrini larg njerëzve që nuk kanë asgjë të mirë për të thënë për veten e tyre. Ata janë të prirur të fillojnë të flasin keq për të tjerët.
  2. Nëse doni të gërmoni në diçka, gërmoni në shkencë dhe burime të tjera të dijes. Mos gërmoni në jetën e dikujt tjetër.
  3. Kur ndjeheni në depresion, e konsideroni atë si koha më e mirë për introspekti dhe rivlerësim të jetës suaj. Kjo mund të jetë qëllimi i vërtetë i depresionit që vjen në jetën tuaj.
  4. Përpiquni të ndiheni mirë për veten me veten. Pasi të bëni, ju nuk keni nevojë për miratimin e të tjerëve për t’ju bërë të ndiheni kështu.
  5. Bëni diçka kur doni të bëni atë. Nuk ka kohë më të mirë për të bërë diçka sesa në momentin që dëshironi ta bëni atë.
  6. Ka dy lloje njerëzish;të pjekur dhe të papjekur. Përpiquni të jeni i pari.
  7. Bëni atë që dëshironi të bëni pa i dëmtuar të tjerët dhe besoni se jeni person i mire. Ajo se si të tjerët iu perceptojnë juve është problemi i tyre.
  8. Puno në rrugën tënde për tu bërë I suksesshëm pa nevojë për t’ia dëshmuar të tjerëve këtë. Vetëm kështu do ti ndalni paragjykimet dhe komentet negative ndaj jush.
  9. Nëse do të filloni një biznes ose një marrëdhënie romantike, sigurohuni që arsyeja kryesore është për rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal. Mos lejoni që vetja të shkatërrojë marrëdhëniet tuaja.
  10. Ndiqe lumturinë dhe do të fillosh ta gjesh veten kudo. Lumturia është një shenjë se ju jeni në rrugën e drejtë të qëllimit të shpirtit tuaj. Zhvillimi personal është rruga më e shkurtër për lumturinë.
  11. Lëri fantazitë tuaja të jenë në harmoni me aftësitë tuaja. Kur imagjinoni të bëheni këngëtarë opere, por nuk e keni zërin për këtë punë, ju thjesht po ëndërroni. Ose punoni në aftësitë tuaja për të përmbushur fantazitë tuaja ose për të ndryshuar fantazitë tuaja për të përmbushur aftësitë tuaja. Kur i përshtatni fantazitë tuaja me pikat e forta dhe aftësitë tuaja, ju do të përmbushni ëndrrat tuaja me lehtësi.
  12. Nëse do të zgjidhni midis një libri të mirë dhe bisedës me një person të zbrazët, zgjidhni të parën. Duke lexuar një libër të mirë, me siguri do të fitoni diçka. Komunikimi me një person bosh po humbet vetëm kohën tuaj të çmuar. /EO