Will Smith e Martin Lawrence festojnë fundin e xhirimeve të “Bad Boys 3”

“Bad Boys For Life” përfundoi xhirimet dhe dy protagonistët kryesorë, Will Smith e Martin Lawrence, e njoftuan lajmin me një foto nga sheshxhirimi, të cilën e postuan në rrjetet sociale.

Skenat e fundit duhet të xhiroheshin në Miami, Florida, por nuk dihet nëse qyteti pas tyre është i njëjti. Regjisorët e projektit janë Adil El Arbi e Bilall Fallah, të njohur për serialin e suksesshëm dramatik të “FX”, “Snowfall”.

Kapitulli i tretë kishte vite që flitej për t’u realizuar. Versioni më i fundit i skenarit vjen nga Chris Bremner, që ka shkruar komedinë e Kevin Hart, “The Wedding Ringer”.

Burimi: top-channel.tv