Teatri shqiptar në Shkup: Gjatë majit 14 shfaqje

Pas premierës së parë “Nyjet” me regji të Kushtrim Bekteshit, dhe tekst të Refet Abazit, e cili u vlerësua shumë nga publiku, gjatë Majit, në Teatrin shqiptar të Shkupit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë edhe 14 shfaqje tjera.

ADEM KARAGA – DREJTOR I TEATRIT SHQIPTAR NË SHKUP

Maji padyshim që do i kthehet repertuarit normal të teatrit, sigurisht që kemi laramani shfaqjesh që janë: “Nyjet”, është komedia “Shfaqja që shkon mbrapsht”, “Murlin Murlo”, “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” e kështu me radhë.”

Përveç shfaqjeve të muajit maj, aktoret po përgatiten edhe për premierën e tretë.

ADEM KARAGA – DREJTOR I TEATRIT SHQIPTAR NË SHKUP

“Ne për momenti jemi duke punuar për një shfaqje të re dhe sigurisht që nga mesi i qershorit presim premierën tonë të tretë”.

Këtë muaj, përveç shfaqjeve të ofruara nga aktorët e teatrit shqiptar, në repertuarin e Teatrit të Shkupit janë paraparë edhe disa shfaqje të mysafirëve./KLanMacedonia/