Sot fillon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë

Do të fillojë sot edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë. Festivalin do ta hap Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Sfinga e Gjallë”, transmeton Portalb.mk.

Në ditët në vazhdim publiku do të mund të ndjekë edhe shfaqjet: “Të Huajt” nga Teatri i Dramës, Shkup; “Një letër e humbur” nga Teatri i Tetovës; “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” nga Kompania Shqiptare e Vallëzimit Teatral nga Tirana; “Gjigandi me sy blu” nga Trupa e Teatrit “Atakent” nga Stambolli si dhe “Zona e pritjes” nga Teatri “Migjeni” i Shkodrës.

Më shumë detaje për çdo shfaqje mund të gjeni në postimin e bashkangjitur më poshtë.