Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

ILIR BOKSHI INSKENON “39 SHKALLËT” NË TEATRIN E KUMANOVËS – TË MËRKURËN PREMIERA

Me regji të regjisorit Ilir Bokshi, në Teatrin e Kumanovës të mërkurën më 10 korrik shfaqet premiera e shfaqjes “39 shkallët” një parodi nga romani i John Buchan, e adaptuar për në skenë nga Patrick Barloë dhe nga filmi i Alfred Hitchcock, shkruan Insajderi.

Shfaqja sjellë në skenë aktorët si: Qazmedin Nuredini, Lena Kryeziu- Bokshi, Sefedin Shabani dhe Ismail Kasumi.

“39 shkallët” është një parodi e shkëlqyer ku një burrë tenton të ndihmojë një grua agjente, e cila më pas vritet, ndërsa protagonisti i ngjarjes do të luftojë për të shpëtuar veten dhe të përballet me një grup agjentësh tjerë. Aktorët do të sjellin një shfaqje shumëdimensionale përmes personazheve, rekuizitave dhe ambienteve të ndryshme.

“39 shkallët” po ashtu njihet përmes filmit bardh e zi të Alfred Hitchcock të vitit 1935. Instituti Britanik i Filmit këtë film e ka shpallur si një nga katër filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Por historia e “39 shkallëve” është më e vjetër se ky film, pasi që autori i veprës është John Buchan, që e kishte shkruar në vitin 1915. Ky roman më pas u adoptua në skenë nga Patrick Barloë, ndërsa kjo vepër ka arritur që të fitojë shumë çmime si komedia më e mirë, e luajtur në shumë teatro të botës. Në Brodëay shfaqja është luajtur për 1200 herë për katër vite me radhë./ Insajderi.com