Komisioni vlerësues i Festivalit të 54 të Teatrit të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” në Prilep, në përbërje të Bedina Begovska – kryetare dhe anëtarëve Liljana Bogoeviq dhe Maja Veljkovi-Panovska, ka ndarë çmime të ndryshme në kuadër të festivalit.
Disa shqiptarë nga Maqedonia kanë fituar disa çmime prestigjioze. Tetovari Ngadhnjim Mehmeti ka fituar çmimin për material reklamues, për materialet për shfaqen “Vdekja e Dantonit” të realizuar nga Teatri Shqiptar në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjergj Prevazi ka fituar çmimin për koreografi dhe lëvizje skenike për po të njëjtën shfaqe të Teatrit Shqiptar. Ndërsa për këtë shfaqe me çmimin e rolit të mashkullit është nderuar edhe Gzim Zherka.
Çmimin për regji më të mirë nga ky festival e ka marrë Igor Vuk Torbica për shfaqen “Bakhi – pasqyrë e shkurtë e shpërbërjes”.