Piktori Visar Iseni organizon ekspozitën me titull “PORTRET”

Piktori prof. Visar Iseni mbrëmë në orën 20.00 bëri hapjen e ekspozitës së tretë personale e titulluar “PORTRET”. Evenimenti u mbajt në galerinë nacionale “Mala Stanica”. Në këtë eveniment morën pjesë mysafirë nga rajoni, si dhe nga Republika e Kosovës. Ekspozita do të jetë e hapur edhe në ditët në vijim të kësaj jave.


Visar Iseni duke i mbetur besnik gjuhës realiste figurative, nëpërmjet teknikës me laps dhe asaj të kombinuar në letër dhe pëlhurë, ja doli të shpalos një ikonografi të pasur portretesh.

Portretet e tij janë aktorë, modele, shkrimtarë, humanistë dhe fytyra të tjera, duke mos munguar personazhe të zakonshme.
Duke shikuar portretet e tij, relizmi i shprehur dhe detajet të bëjnë të mendosh vallë janë piktura apo fotografi.
Urojmë që Visari të ketë në kontinuitet sukses, me çka po dëshmon veten se është një artist me plotëkutimin e fjalës.