Sonte në Filharmoninë Nacionale në Shkup, në Sallën e vogël në fillim në ora 19:30 do të mbahet koncerti i tretë në korrnizë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike Kamertale – SKUPI KamerFest 2022, shkruan Portalb.mk.
Artdashësit do të dëgjojnë pianistin e shkëlqyer Alberto Ferro nga Itaia së bashku me grupin kamertal Kamerata Ballkanika në bashkëpunim me Art Link-Beograd.
Koncerti do të përcillet edhe me tingujt e instrumenteve të violinës, violës dhe violonçelës. Artistët të cilët do të dalin në skenë në këto intstrumente janë Marija Jançuleska nga Maqedonia e Veriut, Vesa Doli nga Kosova dhe Angelina Zvikoviç nga Serbia.
Skupi Kamerfest përkrahet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Çairti dhe sponzorë të tjerë privat.