Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Opera “Orfeu dhe Euridika” në Tetovë

Shoqata “Lege artist” në bashkëpunim me manifestimin “Vera kulturore e Tetovës” sjell pas një kohe të gjatë në Tetovë operën “Orfeu dhe Euridika”, të Kristofer Uilibal Gluk.

Shfaqja e operës do të mbahet sot në orën 20:00 në Qendrën Kulturore “Ilo Anteski Smok” në Tetovë.

Në rolin e Orfeut është meco-sopranoja Besiana Memedi, në rolin e  Euridikës  sopranoja Sllavica Petrovska-Galiq, ndërsa  në rolin e Amor, sopranojna Nita Ismaili. Luan në piano, Andrei Naunov ndërsa regjisor dhe kostumograf është Trajko Jordanovski.