Drejtori i Festivalit “Nota Fest”, Avni Aliu, në emisionin “Pastel” në Tv21, ka folur rreth përgatitjeve për Festivalin “Nota Fest” që pritet të mbahet kah fundi i vitit. Ai tha se është shpallur konkursi nga data nga 4 tetor deri më 5 nëntor.
“Shpresoj që kanë filluar këngët e para të arrijnë në Festival. Dikush është bërë gati më herët, dikush pret momentin e fundit. Këshillin artistik nuk do ta zbuloj tani. Ky festival u rikthye prej dy vite më parë, dhe kemi pasur sukses me 14 këngët e para dhe vitin e fundit në Kosovë që e realizuam”, tha Avni Aliu në “Pastel”, transmeton Schoolture.info.
Aliu tha se me datën 6 nëntor, do të thërritet Këshilli Artistik, të cilët do të vendosin për 18 këngët që do të zgjidhen.
“Kam paralajmërime se do të ketë këngëtar nga Mali i Zi, nga Kosova edhe të Maqedonisë patjetër, ngase këtu kësaj radhe do ta mbajmë festivalin. Kushtet, duhet të jetë këngë festivali, mos të jetë diçka që nuk mund të shkon në festivale, këngë autoriale, autorët të përmendet, muzikës orkestrimit”, tha Aliu.
“Çmimi i parë deri në 2000 euro kemi një kontratë me Brava Pixels, 1500 euro për çmimin e dytë, dhe çmimi i tretë me 1000 euro. Nuk do të vlejnë para, por videoklipe”, tha Aliu, i cili shtoi se do të jetë kënga e Festivalit.
Këtë vit do të jetë prezent edhe publiku.