“LSHOJA ZANIN”/ I shtati në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në Zvicër

Këngëtari i njohur, Yll Limani po shijon suksesin e projektit të fundit muzikor.

Ai pak ditë më parë publikoi mini-albumin apo ndryshe “EP që mban titullin “Lshoja Zanin”, që përmban gjithsej pesë këngë.

Të gjitha projektet e përfshira janë pritur mirë nga publiku duke arritur mbi një milion klikime në YouTube secila.

Foto: Yll Limani/Instagram

Por, është kënga “Lshoja Zanin” është ndër më të preferuar e cila ka grumbulluar mbi katër milionë klikime deri tani.

Përveç kësaj kjo këngë ka arrit një tjetër sukses, përmes një postimi në InstaStory, Ylli ka treguar se “Lshoja Zanin” është renditur e shtata në mesin e 100 këngëve më të dëgjuar në Zvicër.

Foto: Yll Limani/Instagram

“Urime, Lshoja zanin është e shtata në top 100 këngës në Zvicër”, shkruhet në postim.

Ndërkohë, krahas këtij suksesi, Ylli po ashtu mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, ai pak kohë më parë ishte i ftuar të performonte edhe në shtëpinë e Big Brother VIP. /Telegrafi/