ELITA 5/ Rikthimi i grupit të famshëm, ja vepra e tyre e fundit (VIDEO)

Grupi legjendar, Elita 5, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.


Bendi, me vokalist Arif Ziberin, kanë sjell këngën e re “Lamtumirë” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç njihen për baladat e dashurisë, të njëjtit edhe këtë herë kanë sjell një projekt të veçantë.

Kjo këngë tanimë gjendet e plotë në kanalin e Elita 5 në platformën YouTube.

Të tjerë të përfshirë në këngë janë edhe: Mevaip Mustafi, Valon Gashi, Agron Idrizi, Besim Ibrahimi dhe Nexhat Mujovi Wirus.