Nga kjo botë gjatë ditës së djeshme është larguar artisti dhe piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi. Ai pas vete la një numër të madh të veprave artistike.
Ai u lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës. Mësimet fillestare i mori atje, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Shkup. Në vitin 1956 u shpërngul në Turqi së bashku me familjen. Në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës.
Në vitin 1963 hap ekspozitën e tij personale në galerinë “Robert Collge” në Stamboll, ndërsa në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Shkup, Beograd dhe në këtë vit vendoset në Paris.
Në Shkup për nder të tij para gjashtë viteve u hap Galeria e përhershme me emrin e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve.