Gostivar, edicioni i 14 i kolonisë së artit

Të ardhur nga 23 shtete të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, me qëllim njohjen mes veti, dhe krijimin e të bukurës, artit figurativ, të shprehur në disa dimensione dhe teknika, shumë artistë shpalosën para publikut pikturat e tyre të veçanta. Evenimenti u organizua për të 14 herë me radhë.

“E magjishme. Absolutisht e magjishme ka qenë pjesëmarrja këtu në Ballkan dhe ishte e bukur takimi me kaq njerëz të mirë, artistë, dhe teknika të ndryshme që bëjnë”, tha Ajsberg Fernandez nga Spanja.

“Ishte e mrekullueshme, unë arrita me vonesë por, edhe pse dy ditë kalova me to, jam vërtetë e mahnitur sepse takova artistë të mrekullueshëm”, pohoi Lina Okejli nga Londra.

Organizatori i këtij evenimenti u shpreh i kënaqur nga puna e artistëve por shprehu nevojën për një galeri Artesh në Gostivar.

“Ishte kënaqësi e veçantë që këto ditë i patëm artistët nga vendet e ndryshme të Evropës por edhe më gjerë, nga Azia e kështu me radhë. Kemi bë kërkesën për galeri në nivel nacional por ministri na tha se janë shpenzuar për teatrin dhe duhet të presim ende”, theksoi Reshat Ameti nga Shoqata e piktorëve Draodrakum.

Në ekspozitë u prezantuan mbi 40 piktura profesionale. /Alsat-m/