Galerinë e Arteve Pamore-Tetovë/ Mozaik me copëza jete nga Izet Zeqiri

Falënderoj Galerinë e Arteve Pamore-Tetovë për organizimin e kësaj ekspozite, shpreh mirënjohje dhe falenderime për drejtorin Ilir Kurtishi për përkrahjen e pa rezerv si dhe falënderoj stafin profesional të këtij institucioni për përkrahjen teknike të ofruar.Falënderoj profesoreshën e artit Jëlldës Asani dhe profesor Salajdin Saliun për vështrimin prezantues të punimeve të mia.Këta imazhe janë ballafaqim i natyrës me jetën e përditshme, të cilat u përpoqën të mishëronin elementin e kujtesës personale dhe shumë domethënëse për Izet Zeqirin. Këta mozaikë ofrojnë një përmbledhje solide të jetës tradicionale rurale dhe evolucionit të saj në botën moderne, gjithashtu teknika e tij amatore dhe kompozimet e pazakonta me siguri do ta provokojnë shikuesin, por, njëkohësisht ata do të mund të vlerësojnë rëndësinë e tyre emocionale dhe tematike që kanë për trashëgiminë tonë.Profesor Jëlldëz AsaniHistoriane artiZeqiri krijon pa mos u merakosur për kufizimet që vijnë prej teorive të ndryshme për artin. Kështu ai ka krijuar një botë të përfytyruar dhe simbolike me copëza (fragmente) jetësore, që i paraqet në formë mozaikësh. Ai e ka krijuar botën e tij simbolike me copëza shumëngjyrëshe (si mozaiku i jetës) prej materialeve të ndryshme që ngjiten mbi një shtresë të fortë (të kujtesës). Kjo është bota e tij dhe njëkohësisht kjo është edhe bota jonë e humbur.Profesor Salajdin SALIHUGaleria e Arteve Pamore-Tetove