“Toka e mjaltit” e nominuar në dy kategori për “Oskar”

Filmi nga Maqedonia “Toka e mjaltit”, është nominuar në dy kategori për çmimin më prestigjioz “Oskar”.

“Toka e mjaltit” do të garoj për dokumentarin më të mirë dhe për filmin më të mirë të huaj.

Akademia e filmit të SHBA-së, sot i bëri të ditur nominimet për Oskar për ceremoninë e dhënies së çmimit prestigjioz.

Filmi nga Maqedoni këtë muaj ishte në mesin e pesë të nominuarit për dokumentar më të mirë të Filmave Evropian për 2019.

Në vazhdën e çmimeve që i mori këtë muaj është edhe pranimi nga “New York Times”, për më të mirin e 2019, mori dy mirënjohje të Dokumentarëve internacional në Los Angjeles, dokumentari më i mirë sipas kritikëve të Nju jorkut. /Schoolture.info