Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Shuhet legjenda e Hollivudit në moshën 103 vjeçare

Ka vdekur aktori i njohur amerikan, Kirk Douglas, i cili ka luajtur në filmin epik Spartacus dhe dhjetëra role të tjera.

Njoftimin e ka bërë familja e tij.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare” ka njoftuar djali i tij Michael, gjithashtu një yll i Hollivudit.

“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve”, ka shtuar Douglas.

Në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Dauglas me një Çmim Oskar nderi.

Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.