Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Nisin xhirimet e “Fast and Furious 9”

Premiera e “Fast & Furious 9” pritet të jetë në 2020

Aktori i njohur dhe shumë i dashur me famë botërore, Vin Diesel ka treguar që kanë filluar xhirimet për pjesën e nëntë të filmit shumë të komentuar “Fast & Furious”.

Këtë aktori e ka bërë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku shihet afër me aktoren gjithashtu të njohur, Michelle Rodriguez, përcjell rtv21.tv

Wow, a mund ta besosh Letty? A mund ta besosh, ne sapo përfunduam ditën e parë të xhirimeve, dhe duket për mrekulli”, dëgjohet duke thënë aktori në videon e publikuar.