Ndërron jetë Alvin Sargent, skenaristi i Spider-Man

Alvin Sargent, dy herë fitues Oscari i cili ka shkroi skenarin për një trilogji të Spider-Man, ndërroi jetë në moshën 92 vjeç në shtëpinë e tij në Seattle, njoftoi media amerikane.

Oscarët për skenarin më të mirë të përshtatur i fitoi dy herë, një për një film mbi tmerret e Holokaustit, “Julia”, në vitin 1977, bazuar në shkrimet personale të Lillian Hellman, si dhe për filmin “Njerëzit zakonshëm” në vitin 1980 në lidhje me një familje amerikane që po ballafaqohet me shumë probleme.

Në vitin 1974 ai u propozua për Oscar për filmin “Hëna e Letrës”. Por publiku do ta mbajë mend atë për veprat e mëvonshme, në filmat e rreth Spider-Man. Sargent, në vitin 2004 ka shkruar skenarin për filmin Spider-Man 2, dhe në vitin 2007 për filmin Spider-Man 3. Në vitin 2012 ai shkroi trilogji me këtë personazh.

Përveç filmave të lartpërmendur, ai ka shkruar skenarë për filma të suksesshëm si “Krimi i Gjakut” (1978), “Ç’të themi për Bobin?” (1991), “Hero i rastësishëm” (1992). “Vetëm këtu Jo” (1999) dhe “Pabesueshme” (2002).